Ishulli i Sazanit dikur, nje “molle e ndaluar”

Ishulli i Sazanit dikur, nje “molle e ndaluar”

40
SHPËRNDAJE

Emri i ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON. Gjatë mesjetës ishulli kaloi në zotërimin Venecian. Në kohërat e reja së bashku me ishujt Jonian të Greqisë u pushtua nga Anglia. Më 1943, Shqipëria u pushtua nga nazistët gjermanë. Më 21 tetor 1944 ishulli u çlirua nga Ushtria NÇSh dhe që nga ajo kohë është pjesë e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar.

Nje prej vendeve qe gjithnje ka ngjallur kureshtje jo vetem per banoret e Vlores por edhe per vizitoret qe vinin ne Vlore, ka qene pikerisht ishulli i Sazanit, pasi per vite me radhe kjo ka qene e ndaluar. Ky ishull pas viteve 90′ u braktis nga oficeret dhe familjet e tyre qe e popullonin ate.

Pas vitit 1997 ishulli u popullua nga baza ushtarake e marines Italiane si dhe marina ushtarake Shqipetare. Shenjat e bazes Italiane jane te dukshme edhe sot ku shume nga objektet prane detit u kthyhen ne baze funksionale nga Italianet. Keta te fundit qendruan aty per rreth 10 vite per shkak te luftes kunder lendeve narkotike qe transportonin me gomone si dhe klandestineve, ndersa u larguan disa vite me pare.

Siperfaqja e ishullit eshte 5.7 km katror dhe shtrihet ne hyrje te gjirit te Vlores. Shtrirja gjeografike e ishullit eshte Jug-Lindje-Veri-Perendim ne nje gjatesi prej 4.8 kilometer. gjeresia me e madhe e ishullit eshte 2 kilometer. Ne anen perendimore gati ne mes te tij, formohet gryka e Xhenenit qe eshte nje gji i vogel por i hapur dhe shume i thelle.
Ne bregun lindor formohet gjiri i Shen Kolles ku eshte ndertuar dhe porti ushtarak, dhe ne jug te tij shtrihet Gjiri i Japrakut.

Ishulli gjithashtu ka dhe plazhin e vetem ate te Admiralit qe eshte nje perle e vertete.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.