Hidhen në qarkullim kartëmonedhat… plastike!

Hidhen në qarkullim kartëmonedhat… plastike!

90
SHPËRNDAJE
The new polymer £5 note featuring Sir Winston Churchill, is unveiled at Blenheim Palace in Oxfordshire.

Pas shumë eksperimentesh laboratorike, pas njoftimeve dhe pas publikimit zyrtar që nga sot qytetarët britanikë do të përdorin kartëmonedhën e re me vlerë pesë stërlina, që është bërë me material special plastik, rrjedhimisht rezistente ndaj ujit.

”Shpërndarja është e kufizuar dhe do të duhet kohë derisa sa kjo bankënotë të përfundojë në portofolat e gjithë britanikëve”, shpjegon BBC-ja.

Bankomatët e parë që shpërndanë këtë kartëmonedhë ishin ata të Londrës, Mançesterit, Birmingamit, Lidsit, Hallit dhe Kardifit.

”Këto kartëmonedha do të jenë më të pastra, të më sigurta dhe me rezistente nga të tjerat”, tha guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney.

Bankënota e re ka të vizatuar nga pas Elizabeth Fry, reformatoren e sistemit të burgjeve në Anglinë e vjetër dhe Winston Churchill, për nder të fitores së Luftës së Dytë Botërore.

Nga përpara, si në çdo monedhë apo kartëmonedhë tjetër, pamja mbetet e njëjtë, ajo e Madhërisë së Saj, mbretëreshës Elizabeth.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.