Egjipti zevendeson Kajron, nderton kryeqytetin me te ri ne bote

Egjipti zevendeson Kajron, nderton kryeqytetin me te ri ne bote

126
SHPËRNDAJE

Ndërtimi i kryeqytetit të ri të Egjiptit është një hap më pranë realitetit, pas njoftimit se investitorët kinezë do të financojnë një pjesë të madhe të këtij megaprojekti.

Kompania “China Fortune Land Development” ka rënë dakort të japë 20 miliard dollarë për qytetin ende të paemëruar, pas një takimi të drejtuesve të firmës dhe të presidentit egjiptian Abdel Fattah El Sisi. Ndërkohë që më parë një kompani kineze shtetërore kishte dhënë 15 miliard dollarë. Planet për kryeqytetin e ri u bënë të ditura për herë të parë në mars të vitit 2015.

Qeveritarët e përshkruan atë si një zgjidhe për mbipopullimin, ndotjen e ajit dhe rritjen e çmimit të banesave në Kajro. Në faqen zyrtare të projektit thuhet se qyteti i ri do të krijojë më shumë vende për të jetuar, punuar dhe vizituar. Ai do të ketë një sipërfaqe 700 km katror, do të ndërtohet në shkretërirë në lindje të Kajros dhe do bëhet selia e re e qeverisë. Propozimet për qytetin përfshijnë strehim për pesë milion njerëz, mbi 1000 xhami, fshatra ‘inteligjentë’,  zona industriale, një qendër konferencash me 5000 vende dhe parkun më të madh në botë.

Interesimi për këtë projekt ka qënë i madh edhe nga kompani të tjera.  Një kompani indiane thuhet se po planifikon të ndërtojë aty një qendër të madhe mjekësore dhe universitetin, ndërsa një firmë saudite synon të ndërtojë një xhami 12.6 hektar dhe një muze islamik. Ndërtimi është tashmë në proces. Sipas gazetës Al-Ahram të Egjiptit, inxhinierët kanë filluar punën për infrastrukturën, duke përfshirë ura dhe 210 kilometra rrugë. Në fazën e parë të projektit do të shihni godinat qeveritare dhe blloqet e banimit. Kjo fazë mund të jetë e plotë brenda pesë viteve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.