Dyqani i pare ne bote vete-levizes

Dyqani i pare ne bote vete-levizes

27
SHPËRNDAJE

E ardhmja e shitjes me pakicë është këtu. Kompania suedeze Wheelys ka hapur një dyqan të lëvizshëm autonom, të quajtur Moby Mart në Shangai, Kinë. Në thelb ai është në një dyqan ushqimesh që vjen tek ju, dhe jo anasjelltas.

Tani nuk keni më nevojë të shkoni deri në dyqan dhe të prisni në rradhe për të marrë atë që ju dëshironi. Blerësit mund të gjejnë dyqanin më të afërt Moby duke përdorur një aplikacion në smartfon, të futen brenda, të skanojnë barcodet e artikujve që duan të blejnë dhe dyqani automatikisht përfundon transaksionin pa pasur nevojë për arkëtar. 

Moby Mart shet artikuj për konsum të menjëhershëm si qumësht, fruta dhe ilaçe. Gjërat më të komplikuara mund të porositen paraprakisht për t’i marrë në dyqanin më të afërt.

Dyqani me energji diellore përdor teknologjinë AI dhe Cloud për të ditur sasinë e mallit në të. Nëse artikujt po mbarojnë, ai do të kthehet automatikisht në një depo për rifurnizim. Dyqanet e Moby gjithashtu vijnë me dronë për dërgimin e paketave. Aktualisht ai po testohet nga Wheelys në rrugën ‘Anfu’, në Shangai.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.