Ditë të ftohta po vijnë, kujdesuni për …

Ditë të ftohta po vijnë, kujdesuni për …

48
SHPËRNDAJE

Gjatë vjeshtës është i domosdoshëm kujdesi për lëkurën e fytyrës dhe të trupit në mënyrë që të përballet më lehtë me të ftohtët dhe me erërat dhe të ruajë butësinë dhe freskinë.

Gjatë kësaj periudhe kohore, beteja me lëkurën e thatë është e pashmangshme. Për të arritur këtë, kozmetologët ju këshillojnë: shmangni dushin me ujë të ngrohtë i cili shpejt eliminon shtresën mbrojtëse të lëkurës që ruan elasticitetin dhe lagështinë e lëkurës.

Më mirë bëni dush me ujë të vakët apo në mënyrë alternative me të ngrohtë dhe të ftohtë, që ta nxisni qarkullimin e gjakut në tërë organizmin, por edhe në lëkurë. Në këtë mënyrë ajo merr oksigjen të mjaftueshëm, duke shpejtuar eliminimin e qelizave të dëmshme dhe procesin e rigjenerimit.

Në vend të sapunit, më mirë përdorni përzierje të buta vajore. Pas çdo dushi, trupin patjetër lyejeni me qumësht apo vaj, sipas mundësisë nga kallinjtë e grurit. Ky vaj është koncentrati më i fuqishëm natyral i vitaminës E, e cila stimulon këmbimin e materieve dhe mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet. Është i pasur me thartirat yndyrore, forcon shtresën mbrojtëse të lëkurës dhe ruan lagështinë e saj duke e bërë më të butë në prekje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.