Disney hapet në Shangai

Disney hapet në Shangai

67
SHPËRNDAJE

Me mijëra turistë vërshuan në parkun e parë të Disney në Kinë, që sapo ka çelur dyert në Shangai. I konsideruar si investimi më i madh i kompanisë së famshme jashtë kufijve, parku 5,5 miliardë dollarësh është llogaritur të tërheqë shtresën e mesme, ndërsa me interes për drejtuesit e tij është dhe turizmi i brendshëm në lulëzim i vendit.

Firma amerikane uron gjithashtu që ky të jetë fillimi i një ripërtëritjeje të biznesit aktualisht pa shumë shkëlqim të parqeve të tilla të saj nëpër botë. Pas një ceremonie madhështore përuruese, të apasionuarit pas Mickey Mouse mësynë fillimisht limanin e thesarit, vizituan kullën më të lartë të Disney e u shpërndanë nëpër lodra.

Disney llogarit që parkun do të kenë mundësi ta shijojnë rreth 330 milionë vetë.

Një vizitore tha: “Parku i Disney është një vend gëzimi dhe unë doja ta sillja time bijë këtu që ta ndiente dhe vetë. Që kur ka qenë e vogël fare i adhuronte princeshat e Disney-t, kështu që mendova ta sjell e t’ ia përmbush dëshirën për t’u bërë një e tillë”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.