Detyrat ne kohen e pushimeve, a janë të dobishme apo jo?!

Detyrat ne kohen e pushimeve, a janë të dobishme apo jo?!

394
SHPËRNDAJE

Debati për detyrat e shtëpisë gjatë pushimeve për fëmijë është kthyer në debatet më të nxehta mes prindërve, mësuesve dhe fëmijëve.

Disa shkolla mendojnë se detyrat e shtëpisë gjatë pushimeve jane shumë e nevojshme për të ushtruar trurin. Disa të tjerë, në fakt e cilësojnë si një pengesë ndaj pushimeve për fëmijët dhe të rinjtë. Edhe mes mësuesve ka kundërshti.

Por, të tjerë mendojnë se gjetja e një vije të mesme duke i dhënë fëmijëve më pak detyra, eshte zgjidhja. Po çfarë të besh kur ke detyra shtëpie?

Mos e shtyni fëmijën për detyra- Mund të duket e çuditëshme, por tashmë prindërit mund edhe t’i pyesin fëmijët e tyre për të mos bërë detyrat nesë fëmijet ndjehen të ngarkuar psikologjikisht.

Pushim i qetë- Një zgjidhje inteligjente është që të lejoni fëmijët tuaj për të pushuar në mënyrë të vertete, pas shkollës. Mendoni se fjalia ”koha për të bërë detyrat” nuk eshte nje ide e mire. Më mirë të prisni që ditët të jenë më “bosh”.

Gjeni momentin e duhur- Gjatë pushimeve mund të jetë një moment ideal për të gjetur kohën e duhur për detya. Për shembull, pas buke përpara se të shkoni në plazh, ose nëse je në qytet, në mëngjes herë në taracë ose ballkon. Moment i duhur mund të jetë edhe pas dushit në mbrëmje. Ajo që ka rëndësi është që bëhet fjalë për një kohë të shpejtë leximi në kontekstin e pushimeve.

Bukuria e të lexuarit- Janë të shumtë mësuesit që vënë theksin tek bukuria e të lexuarit gjatë pushimeve. Duke nisur nga librat klasikë, të aventurave dhe bashkëkohore. Leximi për fëmijët dhe rinjtë, mund edhe të jetë jo i dëshirueshem nga ana e tyre, por prindërit mund të japin një shembull të mirë. Nëse nena ose babai shfletojnë libra gjatë pushimeve edhe për fëmijët do të kthehet në një zakon për të bërë të njejtën gjë. Leximi do të thotë përtej të gjithave edhe të jesh i lirë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.