Destinacioni i pushimeve tregon shumë për karakterin tuaj

Destinacioni i pushimeve tregon shumë për karakterin tuaj

54
SHPËRNDAJE

Pushime në mal apo në plazh? Zgjedhja juaj tregon shumë për personalitetin që keni dhe për qëllimin që i keni vënë vetes në pushimet verore.

Studimet raportojnë se destinacionet tona të pushimeve mund të tregojnë gjithnjë e më shumë rreth personalitetit tonë dhe lumturisë.

Ka aspekte të caktuara të jetës së plazhit dhe cilësi të tjera të jetës në mal që reflektojnë pjesë të personaliteteve tona themelore. Ndaj ngrihet pyetja: a jeni një person që ndjek pemët apo dikush që preferon rrezet e diellit dhe valët e detit? Me fjalë të tjera, preferoni malin apo plazhin?

Studimi i llojeve të personalitetit për destinacione të ndryshme quhet përputhja e personit me mjedisin. Lidhja e llojeve të personaliteteve për vende të caktuara përcaktohet nga  tiparet e karakterit. Introvertët preferojnë vendet e qeta dhe pa shumë njerëz. Ekstrovertët nga ana tjetër shijojnë plazhin, sepse ekspozohen më shumë te njerëzit e tjerë, kanë më shumë veprim dhe ndërveprim dhe hasen më tepër me shikimet e të tjerëve, gjë që i përshtatet natyrës së tyre.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.