Chotto, karrigia qe ju ndihmon te shamngni problemet me shpinen

Chotto, karrigia qe ju ndihmon te shamngni problemet me shpinen

79
SHPËRNDAJE

Pas një operacioni në shtyllën kurrizore, dizenjuesi i mobilieve Tomas Stroman vendosi të krijonte një karrige qe do ta bënte të ndihej rehat dhe njëkohësisht të mos kishte probleme me shpinën.

Pas disa muajsh pune ai krijoi Chotto-n, një karrige që duket pak e çuditshme, por është shumë e rehatshme. Objektivi kryesor i saj është të minimizojë pasojat fiziologjike të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë.

Për të përmbushur këtë objektiv, Chotto përfshin një pozicion të shtrirë për të balancuar në mënyrë të përkryer peshën e përdoruesit, duke reduktuar kompresionin (ngjeshjen) vertebrale, lodhjen e muskujve, si dhe qarkullimin e gjakut.

Chotto ka disa shtresa: një të ngjashëm me një top të yogës dhe shpërndan peshën, ndërsa një tjetër përbëhet nga një shtresë e butë, duke shtuar rehatinë. Ai përfshin gjithashtu një tabelë që lëviz nga poshtë-lart dhe një tabaka që mund ta përdorni për të ngrënë, për të mbajtur laptopin etj. Gjithashtu ajo ofron edhe një mbështetëse për këmbët.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.