Çfarë duhet të dimë për lulet

Çfarë duhet të dimë për lulet

144
SHPËRNDAJE

Një lule kërkon një kujdes të veçantë në jetëgjatësinë e saj. Ushqehet me pleh, dritë dhe me temperaturë pothuajse konstante. Ushqimi i saj kryesor është uji, i cili i lëshohet direkt te rrënja, si dhe spërkatja e herë pas hershme mbi gjethet apo lulet që ato lëshojnë. Një rol të madh në gjelbërimin dhe rritjen e tyre luajnë dhe stinët. Lulet janë si gjallesat, kanë etje kur është shumë ngrohtë dhe kur është ftohtë duan më pak ujë, prandaj ujitja e luleve bëhet nëse plehu ku ato qëndrojnë është i lagur, pasi uji i tepërt i kalb ato. Lulet e ambientit të brendshëm ndryshojnë shumë nga ato të ambientit të jashtëm.

Një ujitje e tepërt mund të arrijë në kalbëzim të rrënjës sepse ato nuk kanë se ku ta avullojnë ujin. Ato nuk kanë as dritën e diellit dhe as dritën e hënës. Për bimët dhe lulet e ambientit brenda shtëpisë duhet të tregohet një kujdes shumë i madh në mënyrë që ato t`i kemi plotë me jetë dhe gjallëri. Për t`u kujdesur për këto bimë në lidhje me ujitjen, gjithmonë duhet të shikohet buka e dheut, qoftë edhe me dorë. Në momentin që ajo ka kaluar disi në thatësirë atëherë ajo duhet të ujitet.

Një kujdes i veçantë për bimët e ambientit brenda shtëpisë duhet të tregohet edhe ndaj parazitëve apo insekteve që ato mund të zënë. Të gjitha bimët mund të sëmuren. Lidhur me këtë, kur bima sëmuret duhet të shkojmë te specialisti që të marrim kurën e saktë, e cila i hidhet bimës në formë spërkatje. E ndërsa për përballjen e lules me kondicionerin, asnjëherë një lule mos e poziciono në një vend ku kondicioneri i bie direkt sepse ajo e vret dhe e than lulen. Lulja nuk ka nevojë për një ajër i cili do t`i shkojë gjithë kohës mbi të, i ngrohtë apo i ftohtë. Lëvizja e temperaturave:

Shpesh herë ndodh që në dimër kur jashtë është një temperaturë e ulët dhe ka dalë një diell, zonjat i nxjerrin jashtë lulet që të ajrosen. Kjo është një gjë shumë e gabuar pasi ndryshimi i temperaturave nga i lartë në të ulët do ta shkatërronte këtë bimë deri në tharrje të saj. Edhe në verë ndodh e njëjta gjë me ndryshimin e temperaturës. Zonjat gabojnë kur temperaturat janë të larta dhe ato përdorin një spërkatës për t`i freskuar. Ky është një veprim shumë i gabuar. Temperatura konstante: Në dimër duhet një temperaturë 10 deri në 12 gradë. Ndërsa në verë duhet të ruhet një temperaturë 27 deri në 32 gradë .

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.