Amishët, popullsia më e veçantë në Amerikë, më të shëndetshëm se popujt...

Amishët, popullsia më e veçantë në Amerikë, më të shëndetshëm se popujt e tjerë

50
SHPËRNDAJE

Në studimet e fundit të publikuara në revistën “Cancer Causes and Control” (Shkaktarët dhe kontrolli i kancerit), është zbuluar se në mesin e amishëve, gati nuk është evidentuar ndonjë rast i kancerit. Ata konsiderohen si njerëzit më të shëndetshëm në Amerikë.

Ekspertët nga Universiteti në Ohajo kanë nisur një studim të popullata amish, në lidhje me atë se sa ndikon mungesa e kujdesit mjekësor konvencional në shkallën më të lartë të kancerit te ta. Megjithatë ajo çfarë ata gjetën ishte një shok i vërtetë.

U zbulua në fakt se amishët kanë nivel shumë më të ulët të kancerit sesa pjesa e mbetur e popullatës. Prandaj, ekspertët vendosën që të hulumtojnë edhe më thellë mënyrën e tyre të jetesës, ushqimin e tyre, në mënyrë që të gjejnë arsyen për këtë gjetje. Amishët nuk pinë, nuk konsumojnë duhan dhe promiskuiteti seksual tek ta është në nivelin zero, e gjetur kjo që ka bërë ekspertët të vijnë në konstatim se kjo mënyrë e tyre e jetës ndikon në masë të madhe në zvogëlimin e rasteve të kancerit.Hunter Wilson/Daily News More than 3,000 mourners traveled by the busload Tuesday to a funeral for nine Mennonites killed when a tractor-trailer struck a van in south-central Kentucky.

Mes faktorëve të tjerë është edhe volumi i madh i punës fizike. Shumica e amishëve merren me bujqësi, ndërtimtari dhe punë tjera, të cilat kërkojnë angazhim të madh fizik, që i bën ata të jenë të shëndetshëm.

Ndërsa pjesa tjetër e Amerikës qëndron para ekraneve gjithë ditën, amishët punojnë shumë, dhe kjo sipas ekspertëve ndikon në shëndetin e tyre të mrekullueshëm. Një element shumë me rëndësi, është fakti se amishët vetë mbjellin dhe kultivojnë ushqimin të cilin e hanë. Shfrytëzojnë metodat organike, përmes të cilave fitohen pemët dhe perimet e shëndetshme, qumështi dhe mishi i shëndetshëm, ushqimi i papërpunuar të cilin shumica e amerikanëve, edhe popujve tjerë kurrë nuk do të kenë mundësi ta shijojnë.

Edhe pse shumë tallen me mënyrën e tyre të jetës, i konsiderojnë të prapambetur dhe primitiv, përkushtimi i amishëve për një jetë të thjeshtë me ushqim të shëndoshë paraqet mënyrë të jetesës të cilin pjesa e mbetur e botës mundet vetëm ta ëndërrojë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.