Airvinci, e ardhmja e fluturimit privat

Airvinci, e ardhmja e fluturimit privat

53
SHPËRNDAJE

Duke menduar se si punojnë taksitë në ditët e sotme, ndoshta në krahasim me një dekadë më parë ka disa përmirësime.

Në atë kohë për të marrë në taksi ju duhet të shkonit në vendin ku ato qëndrojnë, të gjenit rastësisht ndonjë në rrugë ose duhej të kishit të shënuar ndonjë numër për të telefonuar një të tillë. Në fund të çdo udhëtimi do ju duhej të paguanit me para në dorë, por duke filluar nga tetori i këtij viti taksitë e zeza unike të Londrës do të fillojnë të pranojnë kartat e kreditit.

Megjithatë, vitet e fundit në sajë të përdorimit masiv të smartphonëve dhe krijimit të aplikacioneve të tilla si Uber, eksperienca e përdoruesve është përmirësuar shumë. Por pavarësisht këtyre përmirësimeve përsëri një çështje e madhe mbetet ende e pazgjidhur: trafiku. Ai është një problem i përbashkët për të gjitha qytetet e botës.

Deri më tani, një “Heli-Taxi” duket se ka qënë e rezervuar vetëm për VIP-at ose të paktën njerëz shumë të pasur. Së shpejti, kjo do të ndryshojë. Kompania Airvinci është duke zhvilluar një helikopter, i cili mund të ulet dhe të ngrihet në mjedis urban, ka kosto të ulët të mirëmbajtjes dhe ka një çmimim të përballueshëm nga konsumatorët. Prova e parë e tyre do të jetë muajin e ardhshëm.

Për të thirrur një helikopter ju mund të përdorni aplikacionin Heli-Cab. Kur arrin helikopteri ju identifikoni veten me smartphonin dhe përshendeteni nga instruktori në qendrën e kontrollit. Ai ju tregon të vendosni rripin e sigurimit para se helikopteri të nisë fluturimin dhe konfirmon që ju keni zgjedhur opsionin “Autonome Flight.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.