A besoni në parashikime, apo i konsideroni ato besëtytni të thjeshta? Pasi...

A besoni në parashikime, apo i konsideroni ato besëtytni të thjeshta? Pasi që ta lexoni këtë artikull, ndoshta do t’ju qartësohet qëndrimi

57
SHPËRNDAJE

E dinte se i kishte vdekur i ati

Në fillim të vitit 2009, ofensiva e çifutëve në Rripin e Gazës ishte në kulmin e saj dhe plumba fluturonin në të gjitha anët. Një djalë gjashtë vjeçar, Rrahman Badavi, ishte zgjuar më 7 janar, duke treguar se kishte ëndërruar se i ati i kishte vdekur në një eksplodim. Djali qante pa ndalë, e një orë më pas, cingëroi telefoni dhe erdhi lajmi i zi babai i djaloshit, bashkë me dajën e tij, kishin vdekur në një shpërthim. Djali më pas u diagnostikua me PTSD (çrregullim të stresit post traumatik).

Kishte thënë se emrin e tij do ta dëgjojë tërë bota

Mike Brown është vrarë më 8 gusht të vitit 2014, në një incident tragjik, i cili e shqetësoi tërë botën. Djaloshi 18 vjeçar ishte vrarë pas një konflikti me një polic në Ferguson. Sipas versionit të policisë, ai kishte injoruar thirrjet e tij, derisa dëshmitarët tregojnë se ai kishte qëndruar në vend, me duart lart. Gjyqi e liroi policin nga faji, por ky rast pati një vëmendje të madhe mediatike. E ëma e Mike Brown-it tregon se i biri i saj kishte paraparë vdekjen e tij. Ajo tregon se Mike kishte biseduar me të rreth Zotit dhe vdekjes. Përpos kësaj, disa muaj më parë Brown kishte thënë se “e tërë bota do ta mësojë emrin tim”.

Parashikimi i princeshës Diana

Pas vdekjes së princeshës Diana, publiku u vu në kërkim të dëshpëruar të fajtorëve, nga paparacët, familja mbretërore, Dodi Al Fajedi, shoferi por kurrë nuk u dëshmua asgjë. Gjashtë vjet pas vdekjes së princeshës, shërbëtori i saj tregoi një letër ku Diana përmendte se si do të vritej. Në atë letër princesha thotë se dyshon se ekzistojnë njerëz që ia duan të keqen dhe se vrasjen e saj do ta tregojnë si fatkeqësi trafiku. Motiv i kësaj vrasjeje, sipas letrës në fjalë, ishte që princi Charles të martohej përfundimisht me gruan që e donte, Kamilën.

Nuk donte se nuk donte që të shkonte…

Disa ditë para udhëtimit të planifikuar te gjyshja në ishullin Bali, djaloshi 11-vjeçar Miguel Panduvita vazhdimisht e pyeste të ëmën rreth Zotit dhe rreth asaj se çka ndodhë me shpirtin pas vdekjes. Shpesh ishte nervoz, e me t’u afruar dita e udhëtimit, nervozizmi i tij sa vinte e rritej. Natën para se të udhëtonte, djali ishte aq i shqetësuar, sa që tërë natën qëndroi në përqafim të së ëmës. Para se të hynte në avion, ai e pyeti nënën se çka do të ndodhte po të rrëzohej avioni dhe i tha se do t’i mungonte shumë. Nëna u mundua me çdo kusht që ta qetësonte, duke i thënë se nuk kishte gjasa që të rrëzohej avioni. Por, ai përqafim doli të ishte i fundit midis tyre. Dy orë më pas, nëna u informua se avioni kishte rënë. Nëna tani është e bindur se i biri e kishte parandier vdekjen dhe e mallkon veten që nuk e ndali nga hipja në atë avion.

auto_ahme31457616375-1

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.