Te ndalim ndertimin e HEC- eve mbi Valbone

Te ndalim ndertimin e HEC- eve mbi Valbone

55
SHPËRNDAJE

Aktivistët mjedisorë iu bashkuan vendasve në luginën e Valbonës në një fushatë për të ndaluar ndërtimin e gjashtë hidrocentraleve në Valbonë, duke thënë se kjo do ta shkatërronte turizmin në Alpet Shqiptare.

Aktivistët mjedisorë dhe banorët vendas po bëjnë fushatë për të ndaluar ndërtimin e gjashtë hidrocentraleve mbi lumin e Valbonës, duke argumentuar se ato do të shkatërrojnë turizmin në Alpet Shqiptare.

Mjedisorët dhe vendasit protestuan në Tiranë dhe Tropojë të hënën kundër planeve. Pati edhe një protestë në Nju Jork, ky kryeministri Edi Rama, mbajti një takim me anëtarë të diasporës në Amerikë.

Lumi i Valbonës në zonën e Tropojës është një lum i pacenuar, që rrjedh nga Prokletije pranë kufirit me Malin e Zi përgjatë luginës që mban të njëjtin emër.

Lugina e Valbonës është pika më e rëndësishme turistike në zonë dhe është përfshirë në listën e parqeve kombëtare në 1996.

Por kjo nuk e ndaloi qeverinë nga dhënia e tre kontratave koncensionare nga 2009 në 2013 për ndërtimin e gjashtë hidrocentraleve në lum.

Tani që puna po fillon për ndërtimin e hidrocentralit të parë, vendasit dhe aktivistët mjedisorë kanë filluar të ndihen të alarmuar rreth pasojave mjedisore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.