20 zakone për Lumturi, Shëndet, Produktivitet dhe Sukses

20 zakone për Lumturi, Shëndet, Produktivitet dhe Sukses

117
SHPËRNDAJE

Çdo ditë e më tepër dëgjojmë njerëzit teksa thonë se ndihen të stresuar. Dhe stresi bëhet shkak për prishjen e ekuilibrit të jetës tonë. Po si ta shmangim atë me qëllim që jeta jonë të shkojë sa më mire dhe ne më në fund të ndihemi të lumtur? Por nëse ndjekim disa taktika të thjeshta mund të dalim nga gjendja ku kemi rënë. Ndiqni me kujdes hapat e psikologëve për të dalë nga gjendja ku keni rënë. E rëndësishme është që gjithsecili të ndjekë këshillat e ekspertëve për të shmangur problemet e ndryshme psikike dhe shëndetësore. Kështu zbulimet më të fundit dhe këshillat e hartuara vazhdimisht jo vetëm nga mjekësia ligjore, por edhe nga psikologët, plotësojnë një guidë të dobishme për një jetë të shëndetshme.

Ja cilat janë 20 këshillat që duhet ti respektoni me patjetër:

1 – Ndaloni mendimet që ju mërzisin. Qëllimi i kësaj teknike është që të ndërprisni rrjedhën e mendimeve stresuese. Me ndërprerjen e rrjedhës së tyre ju ndryshoni pasojën. Si? Shoqërojini mendimet stresuese me një pasojë negative lloj ndëshkimi.

2 – Zgjidhni një vend ku të mos ju shqetësojnë e as të mos shqetësoni të tjerët. Mbështillni grushtin e dorës së majtë me një garzë ngjitëse , leucoplast përshembull Shtrihuni diku e prisni disa sekonda. Pastaj filloni të mendoni rreth problemit që ju shqetëson me qëllim që të provokoni mendimet e pakëndshme. Sapo ato të fillojnë e të vërshojnë në trurin tënd, thoni “STOP” me sa zë të kini dhe çmbështillni leukoplastin. Mund t’ju dhëmb pakëz dora, por këtu qëndron lezeti. Fjala “STOP” e shoqëruar me dhimbjen e dorës shkakton ndërprerjen e rrjedhës së mendimeve stresuese.

3 – Shtrihuni diku dhe lëreni veten tuaj të lire dhe lexoni. Mos i sillni mendimet e pakëndshme në mendjen tuaj në mënyrë të pavullnetshme. Thjesht lëreni mendjen tuaj të shkojë nga të dojë. Sapo mendimet e pakëndshme të fillojnë të shfaqen, thoni “STOP” sërisht dhe vazhdoni të lexoni.

4 – Mos shikoni filma dramë kur nuk jeni me humor të mirë, apo kur vëmendja juaj është shumë e shpërqendruar. Nëse ju jeni shumë i depresionuar dhe keni përjetuar edhe mendime vetëvrasëse, praktikimi i kësaj teknike nuk ju ndihmon, por përkundrazi mund ta thellojë turbullirën tuaj. Implozioni përmbytja në fantazi.

5 – Nëse në trurin tuaj shfaqet një mendim apo imazh negative, rrini me të. Rrini me të në mendjen tuaj. Përjetojeni e ripërjetojeni disa herë. Përsëriteni atë disa herë me zë të lartë. Përsëriteni me zë të lartë atë që ju shqetëson aq herë, deri sa ta vëreni se ju qëndroni me të pa pasur ndonjë përjetim negative.

6 – Caktojini vetes detyrë që të merreni me shqetësimet tuaja gjysmë ore, çdo ditë, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend. Cila është periudha juaj e shqetësimit?

7- Shtyjini mendimet tuaja shqetësuese. Në çdo kohë që ju e ndieni se po filloni të shqetësoheni, shtyjini mendimet tuaja, deri në atë periudhë të ditës, të cilën ju e keni caktuar për t’u marrë me shqetësimet tuaja.

8 – Qeshni dhe vetëm qeshni. E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortizoni. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë. “Një person i stresuar lexohet në fytyrë”, kjo dëgjohet shpesh. Prandaj të qeshësh ndihmon në paraqitjen e parë, shmang rrudhat dhe ndihmon për të shmangur gjendjet e vazhdueshme stresuese.

9 – Meditoni. Mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi. Meditimi është një teknikë e cila është praktikuar në vende të ndryshme të botës në fushën e psikologjisë.

10 – Merruni me gjimnastikën tuaj fizike dhe mendore. Trurin duhet ta mbajmë të gjallë duke i stimuluar aftësitë njohëse të tij, pasi stresi ka rrjedhoja shumë negative mbi trurin.

11 – Shmangni rutinën dhe zakonet e përditshme, të cilat e vënë në gjumë trurin.

12 – Pakësoni yndyrat. Ato nuk i bëjnë mirë trupit dhe as mendjes.

13 – E kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët gjatë gjithë kohës dhe ne humbasim interesin për jetën,kjo do të thotë se po kalojmë një gjendje depresioni.

14 – Mos bini në gejndje të rëndë shpirtërore.

15 – shmangeni trishtim që shoqërohet me ndjenjën e fajit dhe të qenit i pavlefshëm.

16 – Njerëzit kalojnë në gjendje depresive kur ata kanë probleme në punë, probleme bashkëshortore, ose kur ndjehen të pazotë për diçka që duan të bëjnë.

17 – Mbani vetëm dieta që i bëjnë mirë trurit. Pini shumë ujë, të paktën 6 gota në ditë. Mundohuni të shmangni konsumimin e tepërt të kafes ose përdorini pak kafeinë. Edhe alkooli është i dëmshëm por konsumimi i verës së kuqe 1 deri në 2 gota në ditë është i dobishëm. Herë pas here është e këshillueshme që të shmanget përdorimi i tepërt i ujit pasi do të shkaktonte një tepri lëngjesh në organizëm. Mos përdorni fast-food-et. Ushqimet e fastfood-ve nuk janë të rrezikshme vetëm për mbipeshën, por mund të shkaktojnë edhe kancer. Sipas një studimi amerikan, ushqimet e fastfood-ve mund të shkaktojnë kancer në 67 për qind të rasteve. Për të ulur këtë rrezik mjekët këshillojnë që njerëzit të hanë ushqime të fastfood-ve një herë në muaj. Përdorni më tepër ushqime të pasura me antioksidantë: fruta, fruta pylli, zarzavate, çaj.

19 – Shmangni stresin në punë. Fillimi i javës mund t’iu gjejë të lodhur e të stresuar. Ideja që do të riktheheni mes rrëmujës së zyrës, zhurmave dhe urdhrave, ju bën që të mbuloheni dhe të mos dëshironi asgjë më shumë se ngrohtësinë e shtratit tuaj. E rëndësishme është që të shmangni stresin dhe të ndiqni disa këshilla të ekspertëve. Rregulli kryesor është të evitoni parregullsinë në tavolinën tuaj të punës. E dobishme do të ishte të kishit gjithmonë diçka të kuqe, ngjyrë e energjisë. Së dyti është mirë që të shkëputeni çdo një orë pesë minuta nga puna. Kjo do t’ju ndihmojë që të rinisni gjithçka me më shumë energji. Ndiqni disa rregulla shumë të thjeshta për të luftuar atë që ekspertët kanë filluar ta klasifikojnë si një sindromë të vërtetë. Dhe shfaqja e stresit mund të sjellë edhe probleme të tjera shëndetësore dhe psikologjike.

20 – Përdorni barna me origjinë bimore për simptoma të tilla si dhimbja e kokës dhe dhimbja e mesit. Këto janë këshillat që psikologët sygjerojnë, por nëse ju keni të tjera i shtoni në listë dhe do të jeni të lumtur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.