Lidhje me inceneratorët, SPAK pezullon aktivitetet e disa prej kompanive

Lidhje me inceneratorët, SPAK pezullon aktivitetet e disa prej kompanive

285
SHPËRNDAJE

SPAK pezullon disa nga kompanitë që ishin aktive në lidhje me inceneratoret.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në lëvizje pas denoncimit të Lëvizjes së Socialiste për Integrim lidhur me aferën e inceneratorëve.

Të gjitha kompanitë e përfshira në këtë skemë mashtrimi, të denoncuara nga kryetarja e LSI-së, do të pezullojnë aktivitetin e tyre.

Në faqen e QKB-së të gjitha kompanitë që dyshohet se janë përfshirë në këtë skemë kanë pezulluar aktivitetin e tyre ditën e sotme.

Referuar të dhënave në QKB, pezullimi i tyre është bërë më datë 12 korrik.

Burimet pranë SPAK, lidhur me këtë çështje thane se nuk mund te japë informacione pasi çështja është në vijim. Por, sipas burimeve dhe informacioneve jo zyrtare mësohet se kompanitë që dyshohet se janë përfshirë në këtë skemë, janë pezulluar me kerkesë të SPAK.

Ka qenë prokuroria e posaçme që ka kërkuar pezullimin e aktivitetit të kompanive që kanë qarkulluar miliona euro për aferën e inceneratorëve duke kryer evazion fiskal.

Kujtojmë se pas denoncimit të LSI-së, SPAK u vu në lëvizje, duke nisur verifikimet për këtë skemë mashtrimi, ku në pyetje janë marrë disa persona që rezultojnë të jenë pronarë të këtyre subjekteve, që kanë qarkulluar miliona euro.

Sipas burimeve ata nuk kanë pasur informacion lidhur me kompanitë që kishin në administrim. Kryetarja e LSI-së monika kryemadhi denoncoi 24 kompani, që sipas saj kryenin evazion fiskal. Sipas saj këto kompani shiteshin tek persona që nuk kishin lidhje me to.

S'KA KOMENTE