Vizita e liderëve të Bashkimit Evropian në Tiranë më 6 dhjetor do t’i kushtojë shtetit shqiptar 450 mijë euro.
Kështu, me vendim të Këshillit të Ministrave, Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, do t’i shtohet fondi prej 450 mijë euro për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “Samitit të BE-BP”, që do të organizohet në Tiranë në dhjetor. Siç edhe bëhet e ditur, “fatura” e Samitit BE-BP, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.
Kujtojmë se në Tirane do te mblidhen ne 6 dhjetore liderat e BE dhe Ballkanit Perendimor .Disa ditë më parë, Shqipërisë iu dha me propozim të kancelarit Scholz, kryesimi i Procesit të Berlinit dhe organizimi në Tiranë i Samitit të ardhshëm.