Lëkundjet e tërmetit, sizmologu qetëson qytetarët

Lëkundjet e tërmetit, sizmologu qetëson qytetarët

110
SHPËRNDAJE

Të tjera lëkundje u regjistruan këtë të hënë (16 janar) pas tërmetit të rënë mbrëmjen e djeshme me magnitudë 4.9, me epiqendër në Xibër. Tërmeti shkaktoi frikë tek banorët, ndërsa lëkundje të forta u ndjenë edhe në Tiranë.

Në një intervistë për “News24” sizmologu Rrapo Ormeni, tha se qytetarët duhet të qetësohet dhe se nuk ka vend për panik. Gjithashtu theksoi se pasgoditjet janë një proces normal.

“Janë tërmete pas goditje që pas  goditjes së mbrëmshme që ishte kryesore. Ka pasur rreth 90 pasgoditje, por me magnitudë shumë të ulëta, gjë që është proces normal pas goditjes kryesore që ishte 4.7. Pasgoditjet varen nga madhësia e goditjes kryesore, nuk mund të themi të njëjtën gjë për tërmetin e Durrësit”, tha sizmologu Ormeni.

Gjithashtu theksoi se tërmeti i 26 nëntorit në Durrës pati një tërmet më parë, por tërmete të tilla shpjegoi ai janë shumë të rrallë edhe në botë edhe për vendin tonë, dhe ky rast nuk ka ngjashmëri.

“Në këtë rast nuk ka vend për panik dhe bazohet tek fakti se pasgoditjet po vijnë me magnitudë më të vogla dhe se ka rënë në një zonë ku tërmetet nuk e kalon madhësinë 5.2. Pra në Klos në këtë zonë janë tërmete që nuk duhet të krijojnë frikë. Është krijuar frikë se tërmet e mëdhenj si ajo e Durrësit krijojnë një frikë të madhe, por njerëzit duhet të mësojnë që vendi ynë është vend me aktivitet sizmik. Sidomos fëmijët e vegjël duhet të këshillohen në mënyrë që të shmanget paniku. Por duhet të kuptojmë dhe sqarojmë se nuk ka vend për panik aq më tepër në Tiranë. Nga studimet sizmologjike për vendin tonë është gjetur që tërmete 6.3 ndodhin rreth 70. vjet apo 100 vjet. Kjo është një siguri nga ana e të dhënave statistikore”, tha më tej ai.

S'KA KOMENTE