Lefter Koka tjeter kerkese pasi iu refuzua liria, kërkon të marrë pasurinë

Lefter Koka tjeter kerkese pasi iu refuzua liria, kërkon të marrë pasurinë

107
SHPËRNDAJE

Ish-Ministri Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, përveç betejës penale vijon në gjykatë edhe atë për pasurinë. Koka ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për pasurinë e sekuestruar për inceneratorin e Fierit.

Me anë të rekursit tashmë të depozituar në GJL, ish -ministri i mjedisit ka kërkuar zhbllokimin nga sekuestro  të katër 4 pronave, të bllokuara me urdhër të Spak si pjesë e hetimit pasuror që po kryhet ndaj tij, për rastin e inceneratorit te Fierit.

Pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, për inceneratorin e Fierit, ish ministrit Koka, SPAK i sekuestroi katër pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e rreth 1.2 mln eurove, shumë e cila përkon me abuzimet që Koka dyshohet se ka përfituar në mënyrë abuzive për koncësioni  e inceneratorit të Fierit.

Ky është rasti i dytë që Koka i drejtohet me rekurs gjykatës së Lartë për zhbllokimin e pasurisë. Disa muaj më parë rekursi i tij, për zhbllokimin e pijeve gjergj kastriot sënderbejt dhe disa pronave të tjera të vëna nën sekuestro në përfundim të hetimeve paraprake për inceneratorin e Elbasanit, u rrëzua nga anëtari i gjykatës së Lartë, Sander Simoni.

Koka u arrestua nëntorin e kaluar, me akuzën e shperdorimit te detyres, korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ai dyshohet se për ndertimin e Inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit ka përfituar ne formë rryshfeti, rreth 4.9 mln euro.

S'KA KOMENTE