Lefter Koka në burg por kerkon lirimin e sekuestros per pasurinë e...

Lefter Koka në burg por kerkon lirimin e sekuestros per pasurinë e tij

55
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka i ka kërkuar Gjykatës së Lartë lirimin nga sekuestro të pasurisë së tij. Koka i kërkon gjykatës së Lartë heqjen nga sekuestro të kantinës së verës, ku rezulton të jetë pronar me 88.19% të aksioneve.

Rekursi vjen pasi Koka humbi dy beteja të tjera në dy shkallë të Gjyqësorit.

Biznesi u vu në sekuestro pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit. Kantina u sekuestrua me urdhër të SPAK, pasi kjo strukturë e akuzon ate per akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Pastrimit të parave”, të përfituara nga korrupsioni për koncensionin e ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit.

Ish ministri i Mjedisit u vu në pranga në dhjetor të 2021. Por teksa SPAK thotë se ai ka përfituar mbi 3.6 milionë euro në formë ryshfeti, vetë Koka ka mohuar akuzat dhe pretenduar se ka vepruar konform ligjit.

Kantina e verës iu sekuestro ish ministrit të mjedisit pas masës së lëshuar për incneratrin e Elbasanit. Ndërkohë ndaj tij rëndon edhe një masë tjetër sigurie për aferën e inceneratorit të Fierit, ku atij iu sekuestruan edhe disa pasuri të tjera.

S'KA KOMENTE