Largohet Zv/drejtor i policise Fier, zvendesime prekin disa drejtori ne vend

Largohet Zv/drejtor i policise Fier, zvendesime prekin disa drejtori ne vend

3696
SHPËRNDAJE

Nuk ndal levizjet ne polici, drejtori i Policisë së Shtetit i emëruar vetëm pak kohë më parë, Gledis Nano.Artur Shira nga zv.drejtor për hetimin e krimit në Durrës shkon me të njëjtin post në Fier.

Ilir Proda nga zv.drejtor për hetimin e krimit në Korçë shkon në të njëjtën pozitë në Elbasan.

Vendin e Prodës në Korçë e zë Ermal Muça.

Këto ndryshime në radhët e policisë së shtetit nuk janë të rastësishme, dhe as të parat në erën e re që po fryn me zgjedhjen e Gledis Nano në krye të drejtorisë së Përgjithshme.

Pak ditë më parë ai ndryshoi drejtues te policise ne 12 qarqe me përjashtim të Beratit, ndërkohë që ka dhënë mesazhe se askush nuk do të jetë i pazëvendësueshëm dhe të gjithë do të jenë në një provë.

Ai ka kërkuar rezultate konkrete në luftën kundër krimit, por duket se ka shumë rrugë përpara pasi vetëm në ditët e fundit një vrasje mafioze ndodhi në mes të Fierit, dhe një biznesmen ra pre e grabitjes me dhune në zonën e Niklës.

S'KA KOMENTE