Lajmi i rendesishem per fieraket, ja c’po ndodh me qendren e qytetit

Lajmi i rendesishem per fieraket, ja c’po ndodh me qendren e qytetit

3364
SHPËRNDAJE

Ecin me ritme te shpejta punimet per Qendren e Fierit dhe lumin Gjanica. Pas perfundimit te parkimit nentokesor ne qendren e Fierit ka nisur punimet per perfundimin e 3 urave ,sistemimi i sheshit qendror si dhe ka perfunduar mbushja me stabilizant e rruges qe do te lidh sheshin qendror me rrugen “Kastriot Muco” , rrugen e stacionit te trenit dhe sheshin “Europa Plazza”.

Ka nisur nga puna shtrimi me pllaka te gurta te sheshit qendror dhe brenda dy javesh do te jete i aksesueshem per kalimtaret. Njekohesisht vijohet ne disa fronte pune . Brenda muajit qershor perfundojne se bashku me sheshin edhe asfaltimi i rruges duke e vene ne funksion per automjetet .

Sipas  drejtuesve  te kompanise ,”Albstar”,pritet qe ne Korrik-Gusht 2019 te mbyllet plotesisht  i gjithe projekti . Perfundimi i punimeve ne periudhen e siper permendur realizohet ne nje kohe rekord prej afro 10 muaj para afatit. 

Projekti për rikonceptimin e qendrës së qytetit të Fierit kap nje vlerë 811.563.000 leke me tvsh

Ky projekt parashikon si prioritet nje qender bashkohore dhe moderne te Fierit si dhe sistemimin dhe pastrimin e lumit Gjanica . Shtrati i lumit Gjanica do te vishet me skarpate me beton dhe ne pjesen e siperme do te kete trotuare , lulishte ,dhe ndricim nderkohe po shfrytezohen mundesite per te ringritur ku ishte dikur edhe pallati i sportit

Grafiku i punimeve përcaktonte një kohështrirje prej 18 muajsh,( ALBSTAR E MBYLL PARA AFATIT) ku do të përfshihet ndërtimi i tre urave mbi lum si dhe ndërtimi i një parkimi nëntokësor nën qendrën e qytetit per 100 automjete

Secila prej urave do të ketë një dizajn të veçantë, ku ndër elementët që bien në sy janë korimanot me xham për uren qendrore, si dhe ura e kishës, e cila do të jetë me harqe dhe do të ketë një korsi biçikletash.

Sheshi i rikonceptuar është parashikuar të lidhet me lumin përmes shkalleve, të cilat janë një pjesë e rëndësishme e projektit, pasi do t’i japë banorëve lirshmërinë për të aksesuar drejtpërdrejt lumin.

Projekti synon të rikthejë lumin Gjanica në një nga asetet më të rëndësishme natyrore të zonës urbane të qytetit të Fierit dhe të konceptojë një shesh qendror, i cili mungon për qytetin.

Projekti ne fjale ze nje siperfaqe prej 7 ha.Projekti paraqet nje qender ku parashikon ndalimin e kalimit te automjeteve per te pershkuar pedonalen apo bulevardin kryesor.

Nga pamjet ne video Qendra e Ardhme e Fierit sipas ketij projekti do te jete jo vetem nje shesh ne sherbim te kembesoreve por edhe nje parkim nentokesor me nje kapacitet mbajtes parkimi per rreth 100 automjete.. Janë 2 ha sipërfaqe e gjelbëruar.

Nis shtrimi me pllaka guri i sheshit qendror ne Fier. Brenda dy javesh sheshi do jete i aksesueshem per kalimtaret

Posted by NeoAlb on Saturday, June 1, 2019

S'KA KOMENTE