LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me eksploziv në oborrin e një banese ne...

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me eksploziv në oborrin e një banese ne Mamurras

620
SHPËRNDAJE

Shpërthim me eksploziv në një banesë në Mamurras. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në oborrin e një banese, ku ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 15.04.2021, rreth orës 21:45, në Mamurras, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit Sh.N., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, informon zyrtarisht policia.

S'KA KOMENTE