LAJM I FUNDIT/ Shkëlzen Berisha paraqitet në SPAK

LAJM I FUNDIT/ Shkëlzen Berisha paraqitet në SPAK

33
SHPËRNDAJE

Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit dhe aktualisht kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, mësohet se ka mbërritur në SPAK

15 vjet pas shpërthimit dhe po kaq pritjeje ne Gerdec, më në fund Shkëlzen Berisha, emri më i përmendur në skandalin ndërkombëtar të demontimit te fishekeve, është përballur sot me përgjegjësitë e tij të mundshme penale, për tragjedinë qe solli 28 te vdekur ne marsin e vitit 2008.

Në një lidhje direkte nga ambientet e SPAK, gazetari i ABC News, Ermal Vija është shprehur se Shkëlzen Berisha është paraqitur vetëm pa praninë e ndonjë avokati.

Ai është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurori i çështjes së Gërdecit, Klodian Braho.

Kujtojmë se ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi ka dëshmuar në SPAK për çështjen e Gërdecit me 13 dhjetor. Ndërsa, më datë 10 janar, ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu iu komunikua akuzua  nga SPAK për shpërdorim detyrë në tragjedinë e Gërdecit, ku në 15 mars të vitit 2008 humbën jetën 26 persona, dhe shumë të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në një fabrikë të demontimit të armëve.

Një tjetër cështje që SPAK ka tashmë në hetim e ku është i përfshirë edhe emri I Shkëlzen Berishës, është edhe ajo për privatizimin e kompleksit Partizani.

S'KA KOMENTE