Ky eshte fshati ne Fier qe eshte braktisur nga te rinjte,kane mbetur...

Ky eshte fshati ne Fier qe eshte braktisur nga te rinjte,kane mbetur vetem te moshuarit

10531
SHPËRNDAJE

Fshati Peshtan i Vogel po braktiset cdo vite nga banoret. I vendosur ne nje koder me nje pamje te bukur te natyres , fshati Peshtan i vogel qe ndodhet jo me shume se 5 km larg nga Fieri sot ka mbetur i shkrete.

Dhjetra shtepi te braktisura , disa kane vendosur njoftim per shitje dhe shume shtepi te tjera  jane rrenuar pasi familjet qe i kane braktisur nuk jane kthyer me te kujdesen per to.
Te vetmit qe kane mbetur jane vetem 20 -30 familje nga 150 familje qe ka pasur ky fshat para 20 vitesh. Ne 5 vitet e fundit ka ndodhur nje braktisje e madhe. Sot ne fshat nuk gjen pervecse disa familje qe jetone ne pamundesi per tu larguar.
Sipas deshmive te banoreve qe jetojne tashme tek ky fshati arsyeja e braktisjes eshte pa mundesia per te jetuar ne kete fshat. Nuk ka mundesi ekonomike dhe nuk mund te sigurohet e ardhmja ,ketu nuk ka as pune dhe as mundesi per te siguruar buken e gojes dhe jo me te ardhmen e familjes.
Te ardhurat e pakta sigurohen nga disa bageti ( lope) qe kemi thote nje grua e ketij fshati. Ketu nuk jetohet , toka do para ,per t’u punuar , pluguar dhe mbjelle, ne nuk jemi te punesuar. Apeli yne shkon tek shteti qe te na ndihmoje per te gjetur mundesi punesimi per nje prej familjareve .
Edhe pse bashkia Fier ka investuar ne dy vitet e fundit ne ripsrimin e rruges dhe ne ndricim, banorer perseri nuk e shikojne te ardhmen tek ky fshat pasi nuk gjejne mundesi punesimi qe tu siguroje te ardhura te jetojne

S'KA KOMENTE