Ky është 60-vjeçari nga Fieri që u mbyt sot në plazhin e...

Ky është 60-vjeçari nga Fieri që u mbyt sot në plazhin e Pishë-Porosë në Darzezë

2747
SHPËRNDAJE

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Fiqiri Rexhepi, 60-vjeçari, i cili u mbyt sot teksa lahej në plazhin e Pishë-Poros në Darzezë të Fierit. Ndërkohë, miku i tij, Arben Alizoti ka mundur të shpëtojë falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve të shpëtimit dhe ndodhet në spitalin rajonal të Fierit, jashtë rrezikut për jetën.

NE FOTO VIKTIMA FIQIRI REXHEPI

Viktima ka qenë duke u larë, ndërsa ka kërkuar ndihmën e mikut të tij, pasi po rrezikonte të mbytej në ujërat e detit dhe menjëherë sapo ka konstatuar, 47-vjeçari Arben Alizoti ka hyrë në ujë për ti ardhur në ndihmë mikut të tij, por që ka rrezikuar të mbytet edhe vetë.

Të dy ata ishin banorë në qytetin e Fierit, ndërsa raportohet se viktima është identifikuar si Fiqiri Rexhepi, ndërsa miku i tij, Arben Alizoti ka mundur të shpëtojë.

S'KA KOMENTE