Ky eshte 41 vjecari qe u ekzekuta sot ne Fier

Ky eshte 41 vjecari qe u ekzekuta sot ne Fier

17856
SHPËRNDAJE
{"source_sid":"9E679010-4C1F-41CD-86EF-3DBDD3A9F022_1612181151214","subsource":"done_button","uid":"9E679010-4C1F-41CD-86EF-3DBDD3A9F022_1612181151204","source":"other","origin":"gallery"}

Ky eshte 41 viecari Shkelzen Kastrati i cili u vra sot me dy plumba ne makinen e tij ne Fier. Kjo ngjarje e rende ka ndodhur mengjesin e sotem ne qytetin e Fierit duke tronditur komunitetin. Vrasja ka ndodhur rreth ores 10:30 prane rrethrrotullimit ne Sheq. Viktima eshte Shkëlzen Kastrati është personi i ekzekutuar me dy plumba paraditen e sotme në Fier.

Mesohet se Shkëlzen Kastrati, i cili u ekzekutua sot me dy plumba është vëllai i Klement Kastratit, të cilit po ashtu i është bërë një atentat 5 vite më parë në Fier, nga i cili mbeti i vrarë një prej miqve të tij Granit Kasaj.

Klement Kastrai i vëllai i viktimës së sotme ka qenë i arrestuar nga policia për gjobvënie dhe trafik droge.

Ngjarja sot

Shkëlzen Kastrati është personi i ekzekutuar me dy plumba kete mengjes

Kastrati u ekzekutua pranë rrethrrotullimit në Sheq të Fierit, teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij “Mercedes Benz”, ndërsa trupi qendroi brenda në makinë per gati 1 ore

Mesohet se Kastrati është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij tip “Mercedez Benz”, i vrarë me armë zjarri, me dy plumba.

Siç shihet dhe nga pamjet makina ku gjendet trupi i viktimës ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur me një tjetër mjet, duke qenë se drejtuesi ka humbur kontrollin pasi është qëlluar me armë.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Sheqit, e cila është një pikë mjaft e mbipopulluar në qytetin e Fierit. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Fierit, që po krehin zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Duke qenë se ngjarja ka ndodhur në një orar kur zona ka pasur prani të madhe qytetarësh, Policia është duke shoqëruar dëshmitarë që mund të kenë parë skemën në të cilën kanë ndodhur krimi.

Mjeti me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët është duke u djegur në momentet që në zonën ku do të ndërtohet spitali i ri rajonal i Fierit . Brenda automjetit u gjend eshe nje arme zjarri automatik qe mendohet se eshte kryer vrasja

S'KA KOMENTE