Ky është 32 vjeçari që hyri me makinë te Sheshi Skënderbej, mori...

Ky është 32 vjeçari që hyri me makinë te Sheshi Skënderbej, mori para disa mjete të tjera dhe rrezikoi qytetarët

319
SHPËRNDAJE

Arben Mema 32 vjeç, është shoferi i mjetit i cili terrorizoi kryeqytetin mesditën e sotme, duke u futur me makinë në mes të Sheshit Skënderbej. Pas disa manovrave të rrezikshme, ai u neutralizua nga një djalë i ri.

Newsbomb.al sjell videon e ngjarje së rëndë, ku Arben Mema shfaqet në mes të sheshit duke kryer manovra të rrezikshme, ndërkohë që aty ishte plot me qytetarë dhe fëmijë të vegjel.

Burime nga Policia bëjnë me dije se dyshohet se kemi të bëjmë me një person të droguar, përdorues të lëndëve narkotike, i cili ka marrë përpara disa makina dhe më pas është futur në sheshin Skënderbej.

Gjithashtu, Arben Mema tashmë i ndaluar nga Policia, ka përplasur disa makina të tjera dhe më pas ka shkuar drejt sheshit.

S'KA KOMENTE