Kuvendi po diskutonte shkarkimin e presidentit, kush është deputeti socialist që pi...

Kuvendi po diskutonte shkarkimin e presidentit, kush është deputeti socialist që pi kafe me Metën

539
SHPËRNDAJE

Në një kohë që Kuvendi po diskutonte sot mbi shkarkimin e tij, për shkak të pretendimeve për shkelje të rënda të Kushtetutës, presidenti i vendit Ilir Meta ”e ka ndjekur” diskutimin nga një kafe pranë selisë së parlamentit.

Në disa foto që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, Meta shihet duke ndarë një bisedë me deputetin e Partisë Socialiste dhe njëherësh ish-ministër i financave, Anastas Angjeli.

Meta ka qenë fillimisht i ulur me këshilltarin e tij Dritan Ylli dhe më pas tavolinës i është bashkuar Angjeli së bashku me një person tjetër. Vetë Angjeli ka seancat e tij të fundit në Kuvend, pasi ai nuk garoi në zgjedhjet e 25 Prillit, duke mbetur jashtë listave të socialistëve.

Mësohet se takimi mes Metës dhe Angjelit, ka zgjatur për rreth 40 minuta, ndërkohë që nuk dihet nëse deputeti socialist do të jetë në mesin e atyre që do të votojnë për ngritjen e komisionit hetimor që do të çojë në shkarkimin e presidentit.

S'KA KOMENTE