Kuvendi i dërgon SPAK-ut vendimin për autorizimin e arrestimit të Berishës

Kuvendi i dërgon SPAK-ut vendimin për autorizimin e arrestimit të Berishës

53
SHPËRNDAJE

Kuvendi nuk humbet kohë. Pak orë pasi Parlamenti miratoi me 75 vota pro autorizimin e SPAK për arrestimin e deputetit Sali Berisha, i ka dërguar Prokurorisë së Posaçme vendimin që njofton zyrtarisht heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit.

Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, 

Bashkëlidhur ju dërgojmë: Vendim nr. 127/2023 “Për kërkesën e Prokurorise sẽ Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tiranë, për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.”

Gjithashtu, bashkëlidhur ju dërgojmë edhe raportin rekomandues të deputetëve të shumicës parlamentare, anëtare të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, dhe raportin rekomandues të deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin”- thuhet në dokument.

Për kërkesën e prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për dhënien e autorizimit për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet masës së sigurimit.

Në mbështetje të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, nenit 288 të Kodit të Procedures Penale dhe neneve 118, pikat 4 dhe 5, e 55 të rregullores së Kuvendit, me rekomandim të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi:

1. Pranimin e kërkesës sẽ Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës sẽ Shqipërisë për arrestimin/heqjen e lirise së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.

2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”– thuhet në vendimin që mbanë firmën e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Tashmë SPAK ka të gjitha mjetet e nevojshme për të proceduar me arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet masës së sigurimit.

S'KA KOMENTE