Kushti i qytetarëve për kryebashkiakët! – “Përdorini fondet aty ku duhet, që...

Kushti i qytetarëve për kryebashkiakët! – “Përdorini fondet aty ku duhet, që të paguajmë taksa!

49
SHPËRNDAJE

Afro 58% e qytetarëve shqiptarë vlerësojnë që nuk duhet të paguhen detyrimet për taksa dhe tarifa vendore deri në përmirësimin e shërbimeve të ofruara.  Shifra është rezultat e një anketimi të bërë nga CoPlan në bashkitë më të mëdha në vend.

Kjo stepje për të paguar detyrimet vendore vjen si pasojë e perceptimit që të ardhurat e mbledhura nuk shkojnë për ofrimin e shërbimeve publike vendore dhe shpesh shpërdorohen. Po ashtu, një arsye tjetër është se organet vendore nuk bëjnë më të mirën e mundshme në punën e tyre, nuk janë të aftë dhe nuk janë të ndershëm.

Ndërsa në vendin e tretë listohet niveli i ulët i kënaqësisë me shërbimet publike vendore përkundrejt rëndësisë së lartë që ato kanë për të intervistuarit.  Megjithatë, rreth 50% e të intervistuarve do të ishin të gatshëm të paguanin për shërbime të përmirësuara.

Gatishmëria për të paguar është pothuajse e njëjtë ndër burra dhe gra; më e lartë me rritjen e moshës dhe nivelit të të ardhurave (përjashtuar kategoritë ekstreme) dhe më e lartë ndër të lindurit në bashkinë ku jetojnë.

Në të kundërt, rreth 37% e të intervistuarve pohojnë të mos jenë të disponueshëm të paguajnë më shumë edhe nëse shërbimet do të përmirësoheshin, kjo veçanërisht më e lartë për ata që janë të transferuar në bashkinë ku jetojnë; në proporcion të zhdrejtë me nivelin arsimor, nivelin e të ardhurave; në rritje me rritjen e moshës së të intervistuarit dhe lehtësisht më e lartë ndër burra. Kjo anketë është një këmbanë paralajmëruese për kryebashkiakët e rinj që pritet të marrin përsipër një mandat 4-vjeçar, për të ndryshuar mentalitet dhe qasje në ofrimin e shërbimeve publike vendore./SCAN/

S'KA KOMENTE