Kush vaksionet ,shteti u ofron qytetarëve mundësinë të hyjnë në një short...

Kush vaksionet ,shteti u ofron qytetarëve mundësinë të hyjnë në një short ku të fitojnë 1 milion dollarë.

318
SHPËRNDAJE

Qeveria amerikane është duke menduar cdo mënyrë për të bindur amerikanët që të marrin vaksinën anti-Covid. Guvernatori i Ohios Mike Dëayne tha të mërkurën se shteti i tij do tu ofrojë qytetarëve mundësinë të hyjnë në një short ku të fitojnë 1 milion dollarë.

Ai tha se në këtë shorte do të marrin pjesë të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, që janë banor të Ohios dhe që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

58.7% e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës të covid-19.

117 milionë njerëz ose një e treta e popullsisë së rritur është imunizuar plotësisht deri sot. Por fushata e vaksinimit është ngadalësuar javët e fundit, diçka që shtyn politikanët të ndërmarrin veprimtari nga më të ndryshmet, për të bindur bashkëqytetarët e tyre që të vaksinohen.

Në lotarinë e Ohios, fituesi i parë do të shpallet më 26 maj. Dhe pastaj për pesë javë çdo të mërkurë do të shpallen fituesit e tjerë, të 1 milion dollarëve.

S'KA KOMENTE