Kush po largohet nga Shqipëria në 2023? 

Kush po largohet nga Shqipëria në 2023? 

209
SHPËRNDAJE

Numri total i të punësuarve në Shqipëri këtë vit ka shënuar rënie krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë, në një kohë që janë punonjësit e administratës publike që kanë lënë vendin përgjegjësit më të mëdhenj. Të pyetura mbi numrin e të punësuarve nga ana e Bankës së Shqipërisë, familjet e intervistuara kanë raportuar rënie në gjysmën e parë të këtij viti, por veccanërisht krahasuar me një vit më parë.

Përgjigjet kanë zbardhur se numri total i anëtarëve të familjeve që sigurojnë të ardhura nga punësimi/vetëpunësimi në sektor shtetëror, privat dhe/ose burime të tjera, ka shënuar rënie krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar (me 0.7%) dhe krahasuar me një vit më parë (me 2.2%), më e theksuar në rastin e të punësuarve në sektorin shtetëror dhe të atyre që përfitojnë asistencë sociale.

Duke e fokusuar analizën vetëm në pjesën e të punësuarve të kampionit të vrojtuar, numri total i tyre ka shënuar rënie me 1.2% në terma gjashtëmujorë dhe me 4.5% në terma vjetorë. Këtu janë përfshirë vetëm të punësuarit në sektorët shtetëror, privat (bujqësor dhe jobujqësor) dhe të vetëpunësuar (në sektor bujqësor dhe jobujqësor). Në terma vjetorë, rënia ka ardhur nga të tre sektorët, por më e theksuar në sektorin shtetëror (me 16%), konkludon Banka e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, numri i atyre që sigurojnë të ardhura nga emigracioni ka shënuar një rritje me 17.6% krahasuar me një vit më parë, tregues që konfirmon tendencën e fortë të largimit të të punësuarve.

Numri i familjeve që kanë deklaruar dhe burime të tjera të qëndrueshme  të ardhurash (si qira, interesa bankare etj.) ka rezultuar 13% (ose gjithsej 135 familje), duke shënuar një rritje të lehtë me rreth 1 pp gjatë periudhës krahasuar me një vit më parë. Në këtë grup familjesh, rreth 64% e tyre deklarojnë si burime alternative të ardhurash ‘interesat nga kursimet (depozita, bono thesari etj.), ndërsa rreth 23% deklarojnë të ardhura nga ‘qiradhënia e pronave’.

/SCAN

S'KA KOMENTE