Policia e Shtetit ka mundur që të zbardhë vrasjen e ndodhur në 1 Shkurt në Fier, ku u vra Shkelzen Kastrati Për ngjarjen janë shpallur në kërkim 4 persona, dy prej tyre me banim në Fushë-Krujë, një në Kamëz dhe një në Tiranë, të cilët dyshohet se janë larguar jashtë vendit.
Gjatë veprimeve hetimore, strukturat e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjetet që janë përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Vijon puna për lokalizimin e tyre dhe po bashkëpunohet me homologët, pasi dyshohet se mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së. Në fotot e mëposhtme siguruar nga Faxweb.al shihen dy të rinjtë nga Fushë Kruja, Albert Zaja dhe Elmir Tufa.
Personat e shpallur në kërkim janë:
Albert Zaja
Elmir Tufa
Silvio Cara
Elson Xhecuka
