Kush janë dy të rinjtë që ranë në pusin e ujit në...

Kush janë dy të rinjtë që ranë në pusin e ujit në Mallakastër

4038
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Lofkënd të Mallakastrës, teksa dy persona kanë rënë bien ne një pus uji.

Policia ka njoftuar se forcat zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen nga pusi të dy shtetasve: Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj. Uniformat blu bëjnë me dije se dy shtatit menjëherë janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Nga të dhënat e para, raportohet se dy burrat kanë hyrë në pus për ta pastruar, dhe kanë rënë brenda tij.

Njoftimi i policisë Mallakastër:
Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerrjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE