Kush është shqiptari i arrestuar në Itali pas 22 vitesh arrati, ishte...

Kush është shqiptari i arrestuar në Itali pas 22 vitesh arrati, ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje (EMRI)

3516
SHPËRNDAJE

Besnik Lamçe është shqiptari i arrestuar në Itali, pas 22 viteve në arrati.

Lamçe ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 25 vite burg për vrasje, armbëmbajtje pa leje dhe grabitje.

40-vjeçari ishte në kërkim që prej vitit 2000, kur pas një grabitjeje në Shqipëri kishte vrarë një bashkëqytetarë dhe më pas ishte zhdukur.

Që prej asaj kohe, ai fshihej në Itali, nën gjeneralitete të rreme. Ai është arrestuar pas hetimeve të autoriteteve italiane, në bashkëpunim me ato shqiptare, dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë për vuajtjen e dënimit.

S'KA KOMENTE