Kush eshte prokurori i arrestuar per trafik droge

Kush eshte prokurori i arrestuar per trafik droge

562
SHPËRNDAJE

Një kandidat për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Mesohet se prokuroriandaj të cilit është lëshuar urdhër-arresti në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër një rrjeti të dyshuar për trafik droge e pastrim parash është prokurori Maksim Sota.

Sota ka qenë kandidat për në SPAK dhe në korrik 2019 u intervistua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si kandidat i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, por u skualifikua që në fazën e parë.

Prokurori Maksim Sota e ka nisur detyrën në Prokurorinë e Vlorës dhe ka qenë drejtues i kësaj prokurorie për disa vite. Gjatë intervistimit, Sota ka shprehur ambicien e tij për hetime të rëndësishme dhe ka thënë para Këshillit se mban përgjegjësi të plotë për dosjet që ka hetuar. “Kam kërkuar gjithmonë të hetoj dosje të vështira dhe të përdor njohuritë e mia në ngritjen e akuzës. Kam mbajtur përgjegjësi maksimale për dosjet që kam pasur në hetim dhe të cilat kanë përfunduar në Gjykatë me vendime të formës së prerë”, ka deklaruar Sota.

S'KA KOMENTE