Kush është koka e grupit të drogës në Itali, ish-boksier i njohur...

Kush është koka e grupit të drogës në Itali, ish-boksier i njohur (Detajet)

504
SHPËRNDAJE
Cut1383129280468.jpg Orial Kolaj

Mes personave që është arrestuar sot në një operacion në jug të Romës, është dhe një boksier. Bëhet fjalë për Petrit Bardhin, i cili thuhet se ishte mik i ngushtë i Arben Zogut, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu i cili njihet me emrin “Riccardino” u dënua me 20 vite burg për trafik droge më 10 maj të 2016-ës. 

Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015.

Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”. Emrat e tyre nuk dihen.

Shqiptarët u akuzuan si të lidhur me nëndegën e Kamorrës, i njohur si klani i kazalezëve. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishin aktiviteti kryesor i shqiptarëve.

S'KA KOMENTE