Kush është autori i plagosjes në Tiranë, nga me te kerkuarit nga...

Kush është autori i plagosjes në Tiranë, nga me te kerkuarit nga EUROPOL

440
SHPËRNDAJE
Screenshot 26

Aldo IAMANDI (Gjini )është  autori i plagosjes së dyfishtë darkën e sotme në Tiranë. Ai në fakt është një ndër personat më të kërkuar në Europë nga Europol.

Ai dyshohet se në Remich të Luksemburgut më 24 nëntor të 2020 ka kryer një vrasje në tentativë.

Iamandi qëlloi me pistoletë një person dhe më pas ishte arratisur në Belgjikë ku voziste me një automjet tip Mercedes G AMG.

Më 11 Shkurt 2021 u lëshua urdhër-arresti ndërkombëtar për të dhe prej atëhere ai ka qenë në kërkim.

Mbrëmjen e sotme, Aldo Gjini ka plagosur me armë zjarri pas një konflikti të castit dy shtetas Altin Gjoka, 32 vjeç, dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç.

Dy të rinjtë kanë qenë duke pirë kafe në lokal dhe me pas janë konfliktuar me autorin e ngjarjes për motive banale. Sipas burimeve, ka pasur nje perplasje makinash dhe më pas ka nisur sherri.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin mjekimin e nevojshëm, jashtë rrezikut për jetën,ndërsa policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes, 31 vjeccarin Aldo Gjini, i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja pas plagosjes.

S'KA KOMENTE