Kush është autori i arrestuar qe vrau në FIER Shkëlzen Kastratin

Kush është autori i arrestuar qe vrau në FIER Shkëlzen Kastratin

2628
SHPËRNDAJE

Pasditen e kësaj të diele, forcat RENEA kanë arrestuar në fshatin Larushk të Krujës, një nga autorët e dyshuar të Shkëlzen Kastratit, shtetasin Albert Zaja. 37-vjeçari është identifikuar si një nga autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur më 1 shkurt në qytetin e Fierit, ku Kastrati u qëllua me dy plumba, një prej të cilave e preku në zonën e kokës. 

Policia ka implikuar si të dyshuar në krim edhe tre persona të tjerë, të cilët janë Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka 27 vjeç dhe Silvio Cara 39 vjeç. 

Dyshohet se këta shtetas janë larguar nga Shqipëria drejt një vendi tjetër të BE. Po ashtu, të dhënat e deritanishme tregojnë se shtetasit e dyshuar, përfshirë dhe 37-vjeçarin Zaja prej 2 muajsh kanë ndjekur viktimën, ndërsa dyshohet se ata janë vrasës me pagesë.

Si u bë atentati?

Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën.

S'KA KOMENTE