Kush eshte 19 vjecari nga Fieri qe humbi jeten ne aksidentin tragjik...

Kush eshte 19 vjecari nga Fieri qe humbi jeten ne aksidentin tragjik ne Fier-Vlore

9152
SHPËRNDAJE

Aksidenti tragjik i ndodhur mesditën e të dielës në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku për pasojë mbeti i vdekur 19-vjeçari Ermir Tarja dhe u plagosën rëndë katër të rinj të tjerë, ka prekur të gjithë opinionin publik.

Në afërsi të shtëpisë së viktimës, Ermir Tarja, në një shtyllë, shihet lajmërimi nga prindërit dhe dy motrat të cilët do të përcjellin këtë të hënë për në banesën e fundit të riun.

Mesohet se viktima me tre miqtë e tij ishin duke dalë nga xhepi i autostradës, për të vijuar udhëtimin kur u goditën nga automjeti tip ‘Benz’ i drejtuar nga 40-vjeçari i identifikuar me inicialet A.K.

Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë u nda në dy pjesë. Nga aksidenti mbetën të plagosur rëndë Klejdi Dori 16-vjeç i cili nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa vëllai i tij Qirja Dori 20-vjeç iu nënshtrua një operacioni urgjent sapo mbërriti në spital. Ndërkohë operacionit iu nënshtruan edhe Flori Duraj 19-vjeç dhe Rei Laskaj 21-vjeç.

Ndërkaq dihet se aksi rrugor Levan-Vlorë gjeneron një numër të madh aksidentesh, fatkeqësisht dhe me pasoja të rënda, humbje jete.

S'KA KOMENTE