Kush ble votën do ta pësojë si ai i Elbasanit’,Xhelal Mziu, kërkon...

Kush ble votën do ta pësojë si ai i Elbasanit’,Xhelal Mziu, kërkon falje publike

95
SHPËRNDAJE

I pari i listës së Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu u ka kërkuar ndjesë të gjithë shqiptarëve pas deklaratës së tij se kushdo që blen votën e qytetarëve do të pësojë si Pjerin Xhuvani në Elbasan. Mziu thotë se komenti i tij ishte i panevojshëm, dhe rrjedhojë e emocioneve të forta të momentit.

DEKLARATË E KANDIDATIT TË PD PËR DIBRËN, XHELAL MZIU

Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.

Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!

Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve.

Kemi ngritur grupet e gatshme nga sot dhe në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit”, u shpreh Mziu përpara mbështetësve të tij gjatë ditës së djeshme.

Dhjetra simpatizantë të PD-së dhe të LSI-së në Dibër, ndaluan dje një mjet ku udhëtonin dy punonjës të Bashkisë, që kishin me vete rreth 5 milionë lekë, të cilat do ti shpërndanin për blerjen e votave, pasi në makinë iu gjet dhe një listë me emrat e qytetarëve.

Nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar për këtë ngjarje, ndërkohë që sipas PD-së vota duhet mbrojtur me çdo kusht, sa kohë që Policia është bërë palë me pushtetin.

S'KA KOMENTE