Kurorëzohet MBRET ,Karli i Tretë

Kurorëzohet MBRET ,Karli i Tretë

27
SHPËRNDAJE

Mbreti Karl është kurorëzuar zyrtarisht Mbret. Kurora e Shën Eduardit i është vendosur mbi kokë Kryepeshkopi i Canterbury.

Ndërkohë kongregacioni thërret “Zot ruaj Mbretin”, ndërsa bien këmbanat e abacisë dhe të gjithë brohorasin.

Gjithashtu në të njëjtën kohë përshëndetjet me armë kanë qëlluar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të shënuar këtë moment.

Sakaq, kryepeshkopi fton njerëzit në abaci dhe ata që shikojnë dhe dëgjojnë në shtëpi, të betohen për besnikëri me fjalët: “Betohem se do t’i kushtoj besnikëri të vërtetë Madhërisë suaj, dhe trashëgimtarëve dhe pasardhësve tuaj sipas ligjit. Pra, më ndihmo Zoti.”

Ndërkohë, mijëra qytetarë janë mbledhur që prej ditës së djeshme në rrugët përreth Pallatit Buckingham për të shijuar momentet historike, ndërsa gazetarë të panumërt nga e gjithë bota po regjistrojnë.

S'KA KOMENTE