Kur do t’i heqim maskat nga covid?Ja çfarë thotë studimi i fundit

Kur do t’i heqim maskat nga covid?Ja çfarë thotë studimi i fundit

190
SHPËRNDAJE

Prej një viti Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka paralajmëruar se koronavirusi SARS-CoV-2 mund të transmetohet përmes ajrit.

Tani me ardhjen dhe të valës së katërt dhe duke ditur që virusi mund të transmetohet dhe përmes të folurës, kërkimet po vazhdojnë dhe me mutacionet e reja në mënyrë sesi ato ti japin formë situatës.Sipas një studimi të fundit nga Shkolla e Shëndetit Publik të Universitetit të Maryland mbi transmetimine virusit në ajër ,mutacioni alfa(britanik) është përgjegjës për lëshimin në atmosferë 43 ose 100 herë më shumë ngarkesë virale në krahasim me origjinalin e zbuluar në Wuhan..

Sipas studiuesve të studimit të botuar në Clinical Infectious Diseases, matjet i referohen periudhës kur ky mutacion ishte i përhapur.

Studimi gjithashtu zbuloi se përdorimi i një pëlhure ose maske kirugjikale përgjysmon ngarkesën virale.

Studiuesit shprehën shqetësim se gjetjet datojnë para mutacionit indian i cili vlerësohet të jetë 100% më ngjitës se origjinali i zbuluar në Wuhan dhe 50% më ngjtisë se Alpha.

‘Hulumtmi i jonë tregoi se mutacionet po përmisojnë aftësinë e tyre për tu transmetuar përmes ajrit. Prandaj ventilimi i ambjentit dhe përdorimi i maskës në kombinin me vaksinën është i nevojshëm për të parandaluar transmetimin e virusit’ është shprehur dr.Don Milto, profesor i shëndetit mjedisor në shkollën mjekësore.

Në përfundim studiuesit theksuan se aftësia e virusit për të rritur kapacitetin e tij të transmetimit në ajër tregon se fundi i mbajtës së maskave është ende larg, duke i mbajtur ato ne mbrojmë veten por edhe njerëzit përreth nesh.

S'KA KOMENTE