Kur do të hiqen kufizimet? Nëse do të kemi këto shifra, gjasat...

Kur do të hiqen kufizimet? Nëse do të kemi këto shifra, gjasat janë për

736
SHPËRNDAJE

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tha se sivjet do të kemi një verë më të lehtë, nëse vazhdojmë drejt tendencës së rënies së rasteve të reja. 

Ajo u shpreh se gjasat janë për një lehtësim më të mirë këtë verë dhe një fund maji ndryshe nga vitin e kaluar, pasi janë vaksinuar grupet e riskuara, por sipas saj kjo lloj tendence nuk matet me 10 apo 15 ditë sepse duhet të ketë një jetëgjatësi të kësaj tendence. 

Pyetje: Si parashikohet vera sivjet, kur mund të hiqen kufizimet?

Tomini:Tendenca e situatës epidemiologjike nëse do të jete drejt rënies, do të jetë një fund maji ndryshe. Por masat do të vijojnë të ruhen në mënyrë drastike, nuk kemi një datë fikse. Gjasat janë për një lehtësim më të mirë kësaj vere. Këtë herë kemi një tendencë në rënie, kjo sepse janë vaksinuar grupet e riskut. Pandemia ka më pak efekt ne turizëm. Kjo lloj tendence nuk matet me 10-15 ditë, por duhet të kemi një jetëgjatsi të kësaj tendence. Deri në fund të majit mblidhet Komiteti dhe bën rivlerësim masash.

Pyetje: kur do të marrin frymë lirisht, sportet, kinematë, koncertet?

Tomini: Duke parë tendencën besoj se situata do të lirohet edhe për këto grupe. Nëse do të respektojnë në mënyrë rigoroze, do të lehtësohet situata edhe për ta.

S'KA KOMENTE