Virtuozët e flautit e violinës startojnë edicionin e 4 të “Flauti Magjik”

Virtuozët e flautit e violinës startojnë edicionin e 4 të “Flauti Magjik”

64
SHPËRNDAJE

Edicioni i 4-të i festivalit “Flauti magjik” ka nisur me interpretime virtuoze në sallën “Tefta Tashko Koço” në Ministrisë së Kulturës Shqiptare. Ky festival nisi vërtetë me tingujt magjikë nga sonata për flaut e piano e Mozzart. Interpretimet e flautistit të njohur Evis Rudi duartrokiten. Fatma Spahiu e shoqëron me një harmoni absolute në piano.

Pas kësaj i vjen radha perfomomancës virtuoze të Valin Qerimaj në violinë. Ai interpreton muzikë nga Piaziola me vibrime të bukura emocionale. Një melodi që përcillet përmes gëzimit.

Perfomancat plot ritëm dhe emocion. Kjo ka qenë e gjithë atmosfera që u krijua ne natën e parë të festivalit. Flautisti Evis Rudi ndihet i kënaqur me pjesëmarrjen.

Në ditët në vijim Festival Flauti magjik do të mbahet në Universitetin e Arteve me 6 mbrëmje artistike dhe do të vijojë deri më 6 qershor, pohon presdenti i këtij eventi Fatos Qerimaj.

Ndërtimi i festivalit flauti magjik sipas Qerimajt ka një koloristikë dhe dinamikë të pasur, ku përzihet muzika xhaz me bashkëkohoren.

“Këto elementë muzikorë kanë hyrë në shkollën tonë”, pohon Qerimaj, i cili rrëfen e dhe arsyen e përzierjes së elementëve të tillë në lojën e instrumenteve të frymës.
“Nuk mund ta anashkalojmë muzikën jazz apo ritmike, sepse edhe bandat frymore kanë ndryshuar mentalitetin e janë bërë më të hapura ndaj muzikës moderne, janë më të bukura, më ndryshe. Në shumë banda të vogla frymore janë evidentë elementët modernë apo elementet e xhazit, ka gjithmonë një nisje që të çon drejt sukseseve të ndryshme”, thotë ndër të tjera Fatos Qerimaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.