Violina magjike e Janine Jansen

Violina magjike e Janine Jansen

64
SHPËRNDAJE

Violinistja e njohur Janine Jansen ka qenë e zhytur plotësisht në tingujt e kryevepres polake te Karol Szymanowski, koncertin nr1 violin e kompozuar nga autori në vitin 1916, ne te cilen flitet per Evropën e pas Luftës së Parë Botërore

Emocionet kane pershkruar gjithë sallën e koncerteve “Gasteig” në Mynih.

Jansen eshte shoqëruar nga Filharmonia e Mynih drejtuar nga maestro i famshëm Valery Gergiev.
“Unë e dua botën e Szymanowskit. Ajo te jep kënaqësi kur e interpreton. Është gjithmonë një tension nga fillimi në fund. Ka shumë momente të bukura dhe plot intimitetit”, thotë Jansen.

Szymanowski konsiderohet si një pionier i muzikës moderne polake të shekullit të 20-të. Dhe kjo kryevepër eshte frymëzuar në një farë mënyre nga impresionizmi francez.

“Ju nuk mund ti parashikoni se si do të shkojnë gjërat kur punoni me Janine-n, ajo është gjithmonë në kërkim për gjera të reja. I respektoj shume muzikantët që kalojne kufijte e vendit të tyre dhe të marrin vendime të sakta”, tha dirigjenti Gergiev.

Janine Jansen ka regjistruar CD e saj të fundit ne te cilat jane dy koncerte per violine: Koncert për violinë i Johannes Brahms dhe koncerti per violinë nr 1 nga Bela Bartok.

Ajo eshte shoqeruar ne keto rregjistrime nga Orkestra Simfonike e Londrës dhe Orkestra e Santa Cecilia drejtuar nga Antonio Pappano.

jansen-musica-bb1-110416

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.