Vallja e bukur shqipe, jeton në Nju Jork nga pasioni i Angjelina...

Vallja e bukur shqipe, jeton në Nju Jork nga pasioni i Angjelina Nikës

24
SHPËRNDAJE

Angjelina Nika ka lindur në Tropojë në Shqipëri në qershor te vitit 1966. Arti koreografik është pasioni i jetës artistike, aktivitet i nisur  në moshën gjashtë vjecare. Për publikun Shqiptar, Angjelina Nika, u bë e njohur me artistin e madh Gezim Nika, bashkëshortin e saj, me ansamblin Dardania. Si pjesëtare e grupit mori pjesë në shumë festivale në Shqipëri, Europë dhe Amerikë ku u nderua me shumë cmime. Dashuria e publikut për interpretimin e artistes koreografe është e madhe edhe ne Nju Jork, ku ajo jeton që në vitin 1997 së bashku me familjen e saj. Prej 11 vitesh Angjelina jep mësime koreografike për Grupin Rozafati, pjesë e Kishes Katolike Zoja e Shkodrës.

Ajo me përkushtim të lartë profesional dhe dashuri u mëson mbi njëqind artistëve te rinj të diaspores të moshës 4-22 vjec vallet Shqiptare të krahinave të ndryshme. Me këto valltare Angjelina Nika ka prezantuar kulturën Shqiptare në një tërësi aktivitetesh. Grupi i valleve Rozafati nën drejtimin e koreografes është tashmë i njohur me prezencen e tij në Nju Jork, Nju Xhersi,Connecticut, Detroit, Boston e Europë. Artistet Angjelina e Gezim Nika kanë tre femije, dy vajza dhe nje djale, që janë gjithashtu te dashuruar me kulturen Shqiptare. Eliverta, vajza e madhe, ka mbaruar universitetin për shkenca politike, ndersa  Daniela ka mbaruar  psikologji.  Jason studion ne vitin e  trete per Shkence Politike dhe Internacional Business. Aktiviteti i Angjelina Nikes në diasporen Shqiptaro-Amerikane pasuron diversitetin kulturor në Nju Jork.

Rozafati është ansambli më i mireorganizuar në Amerike dhe ansambli shqiptar i Nju Jorkut. Si i tillë aktiviteti i Rozafatit shtrihet ne zonat e Amerikës ku ka shqiptarë, kryesisht në Nju Jork a verilindje te ShBA. Qëllimi i artit tim është krijimi dhe rivitalizimi i valleve të lashta shqiptare që tregojnë jo vetëm kulturën e lashtë të Ilirisë por edhe historinë e Shqiptarëve ndër vite për të mbrojtur atdheun edhe doket e tyre. Unë mendoj se kontributi im për momentin është me i vlefshëm në diaspore, sepse këtu Shqiptarët kanë më shumë nevojë për t’u bashkuar nëpërmjet valleve shqiptare. Në këtë mënyrë të rinjtë mësojnë kulturën e etërve të tyre dhe duke mos harruar rrënjët e tyre. Jane keto të rinj që më pas do kontribojnë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Pra në njëfarë mënyre un indirekt jam e pranishme dhe në Shqipëri.

Aktivitetet për të ardhmen përfishjnë oganizimin e Festivalit të përvitshem shqiptar, Ditës së kultures shqiptare si dhe prezantimin e valleve tona në disa festivale të huaja. Është krenari e madhe kur prezanton Shqipërinë dhe traditat tona përpara qindra kombësive. Për shumë njerëz ështe takimi i parë me Shqipërinë dhe Shqipetarët, prandaj është e rëndësishme që përfaqësimi të jetë i denjë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.