Turqi, “avioni” dhe “treni” shndërrohen në bibliotekë

Turqi, “avioni” dhe “treni” shndërrohen në bibliotekë

46
SHPËRNDAJE

Bashkia e qytetit Çankiri në Turqi shndërron në bibliotekë një avion të llojit Airbus A 300 që ka përfunduar fluturimin dhe një lokomotivë me dy vagonë me qëllim që të rigjallërojë shprehinë e leximit tek fëmijët. Aeroplani dhe lokomotiva me dy vagonë janë ridisajnuar për të qenë të përshtatshëm si bibliotekë.

“I kushtojmë shumë rëndësi edukimit të fëmijëve që ato të përgatiten mirë dhe të bëhen individë të zhvilluar dhe të kompletuar, gjë e cila arrihet duke lexuar. Me qëllimin që ta bëjmë sa më tërheqëse dhe të nxisim më tej shprehinë e leximit ne kemi ideuar këtë projek të bibliotekës. Në qytetin ku nuk ka aeroport ka avion. Kemi menduar tre lloje bibliotekash. Ato do të jenë avion, tren dhe anije”, tha Irfan Dinç, kryetar Bashkie.

Sipas Dinç, fëmijët do të njihen me librin në këto ambiente shumë të ndryshme dhe duke lexuar do të rrisin kapacitetet e tyre zhvilluese.

“Këtë ambient e pëlqeva shumë. Ka shumë libra. Dëshiroj ti lexoj të gjitha. Do t’ua rekomandoj shokëve të mi. Do të sjell këtu shokët të cilët nuk preferojnë leximin. Mendoj se ata këtu do të fillojnë ta duan leximin. Shpesh do të vij këtu”, u shpreh Mehmet Onur Kale, nxënës.

Gjithashtu në këto biblioteka do të jenë të pranishme edhe ambiente kafeteri ku prindërit mund të presin fëmijët e tyre.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.