The Economist: Ermonela Jaho, engjëlli i zjarrtë i operës

The Economist: Ermonela Jaho, engjëlli i zjarrtë i operës

75
SHPËRNDAJE

Ajo do të jetë e pranishme në Londër, Washington, Paris e Nju Jork.

Aty ku diktatura lulëzon, arti që shpëton është shumë shpesh muzika. Dhe nuk është befasi që Ermonela Jaho, e cila fitoi çmimin vjetor për këngëtaren më të mirë nga lexuesit e Opera Magazine, është rritur në atmosferën e izolimit shqiptar, nën regjimin e Enver Hoxhës.

Kësisoj e nis shkrimin e vet The Economist, kur shkruan për shqiptaren Ermonela Jaho. Jaho kujton kohën kur jetonte në Shqipërinë paranojake, me fëmijë që emëroheshin Adriatik shkaku i detit të famshëm, me bunkerët që mbushnin peizazhin.

The Economist çmon lartë sidomos rolin e Angelica në “Suor Angelica” në vitin 2011-të, ku Ermonela Jaho shkëlqeu dhe mbajti audiencën në emocion për shumë kohë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.